Pasuria natyrore e harruar e Dimalit

Pak metra larg qytetit te Beratit ndodhen llixhat e Dimalit, te cilat jane burime natyrore termale me veti te njohura sheruese qe kane terhequr nje numer te konsiderueshem vizitoresh. Me ujera te pasura, kuruese keto llixha jane perdorur per te trajtuar probleme te ndryshme shendetesore reumatizmale, te lekures, te sistemit nervor, etj. Keto ujera kane potenciale te larta per zhvillimin e turizmit ne vend, sidomos atij shendetesor, por aktualisht ka ende problematika per shfrytezimin e kesaj mundesie.

Nder keto problematika, kryeson ajo e infrastruktures. Ndonese rruget jane ndertuar dhe mundesojne qe vizitoret te shkojne per pak minuta ne keto burime ujore, ajo qe le per te deshiruar eshte pjesa e sinjalistikave, tabelave. Vendasit, padiskutim qe e dine mire se ku ndodhet ky vend por vizitoret nga qytetet e tjera duhet te pyesin e te eksplorojne per te gjetur keto burime.

Po ashtu ndodh qe vizitoret te hasin problemin e papastertise gjate rruges drejt llixhave. Edhe pse nje pjese e rruges eshte pajisur me kosha mbeturinash, serish pergjate saj ka shume mbetje te hedhura ne toke te cilat e ndotin mjedisin e ketij potenciali.

Nje tjeter problematike ka te beje me burimet. Edhe pse eshte investuar mjaftueshem per ta bere vendin e tyre me efektiv, serish hasen probleme. Vetem nje prej tre burimeve eshte mirembajtur ndersa dy te tjeret jane lene ne meshire te fatit, ndaj dhe vizitoret hasin probleme me hapesiren dhe vendodhjes se dy burimeve te tjera.

Per sa i perket zgjidhjes se ketyre problemeve, padiskutim qe kerkon bashkepunim dhe mbeshtetje nga institucionet perkatese. Kur behet fjale per sinjalistikat, pra tabelat, bashkia e Dimalit duhet te vendosi keto te fundit pergjate rruges se llixhave si dhe nje harte te vendit per t’i orientuar me mire vizitoret.

Per pjesen e mbetjeve duhet te veprojne gjithe banoret duke u sensibilizuar per te mbrojtur kete potencial natyror si dhe mjedisin gje qe eshte ne dobi te tyre.

Dhe se fundmi, institucionet perkatese duhet te angazhohen me shume per mirembajtjen e burimeve. Ashtu si njeri, edhe burimet e tjera duhet te mbrohen ne menyre qe te krijohet me shume hapesire, si dhe vlerat e tyre nuk humbasin duke sjelle me shume vizitore ne vend.

Me pak fjale, llixhat jane vlera te rendesishme te qytetit te Dimalit te cilat kerkojne mirembajtje dhe mbrojtje te vecante.

Marina Tite.